Vendosni fjalën kyçe....

Lajçak: Kosova dhe Serbia dy fjalë afër ose larg marrëveshjes për të pagjeturit, është dakordësuar 99.5% e tekstit


I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak tha se çështja për personat e zhdukur e të dyja vendeve është dy fjalë afër ose larg marrëveshjes, duke shtuar se 99.5 për qind e tekstit të marrëveshjes është dakorduar.

Lajçak thotë se tani duhet vetëm vullnet politik për arritjen e kësaj marrëveshje, e që sipas tij, do të sjellë pozitivitet tek njerëzit.

Por, duam të sigurohemi që takimi të prodhojë diçka pozitive për njerëzit, më logjike e me e dukshme do të ishte një rezultat pozitiv i takimit do të ishte marrëveshja për personat e zhdukur sepse kjo është një çështje aq e dhimbshme, po aq e dhimbshme për familjarët e personave të zhdukur në Kosovë e në Serbi. Ne jemi duke punuar për këtë në veçanti. Ne jemi dy fjalë afër apo dy fjalë larg marrëveshjes dhe ne do të kemi konsultime edhe në ditët në vijim për këtë. 99.5 për qind e teksti është dakorduar dhe tani duhet vetëm vullnet politik”, tha Lajçak në RTK.

Sipas tij, takimi mes dy liderëve, Kurtit dhe Vuçiç nuk duhet të vonohet, ky takim duhet të ndodh më së largu deri në fillim të shtatorit.

“Është gjithmonë e ndërlikuar të luash me takime. Kur isha në Prishtinë thash se unë këtë e pres para pushimeve verore, por jeta ndonjëherë ndryshon planet tona. Por definitivisht nuk do të humbas kohën time e të punoj për takimin e radhës pa vonesë. Qoftë fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit. Nuk shoh asnjë arsye për të pritur përtej kësaj”, tha ai, sipas përkthimit të transmetuesit publik.