Vendosni fjalën kyçe....

Balla-opozitës: Hetimi në SHBA s’ka asnjë lidhje me Shqipërinë, bëni zhurmë se doni të hiqni vëmendjen nga 21 janari


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha gjatë seancës se deputetët e opozitës duhet të lexojnë rregulloren përpara se të bëjnë kërkesa në Kuvend.

Ai theksoi se asgjë që ndodh në SHBA nuk ka lidhje me Shqipërinë pasi në hetimin amerikan nuk asnjë qytetar shqiptar.

Po kështu Balla tha se zhurma e PD-së ka të bëjë me hetimin e SPAK për 21 janarin dhe heqjen e vëmendjes prej tij.

“Kërkesa të tilla të deputetëve nuk kalojnë në fillim në seancë, por në Konferencën e Kryetarëve. Në kërkesë referohen dhe dokumente të një shteti tjetër, të cilat do ishte mire që deputetë t’ua vënë në dispozicion dhe anëtarëve. Arsyeja e kësaj pamjeje të Kuvendit nuk ka të bëjë me shqetësimin e hetimit ë SHBA, sepse në atë hetim nuk ka asnjë zyrtar që të jetë në hetim, jemi para një situatë kur para një jave, djali i Berishës ishte para SPAK, dhe hetimi i Gërdecit për ne janë çështje themelore për drejtësinë. Çdo përpjekje për të hequr vëmendjen nga 21 janari, është e kotë. Duke qenë se jemi në situatë kur nuk marrim dot fjalën, do kërkoja që kërkesa për ndryshim rend dite të procedohet me votim, dhe deputetët të paraqiten në Konferencën e Kryetarëve. Rendin e ditës e përcakton rregullorja.” – tha Balla.