Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 14 majit, votim e numërim elektronik në Elbasan, Kamëz e Vorë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të zgjerojë projektin e votimin e numërimit elektronik pas provës së bërë në Njësinë 10 në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në zgjedhjet e 14 majit votimi e numërimi elektronik do bëhet në bashkitë Elbasan, Kamëz e Vorë.

Sipas kreut të KQZ-së Celibashi, vendimi është marrë pas dakordësisë mes palëve dhe shtesës së fondeve të qeverisë për KQZ-në.

Bëhet fjalë për 335 qendra votimi në bashkitë e lartpërmendura.