Vendosni fjalën kyçe....

“Mos u shqetësoni për të, BoJo di si të fitojë” – Trump mbështet Johnson


Presidenti amerikan, Trump, nuk shqetësohet për kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, dhe Brexit pasi BoJo “di si të fitojë”, ka thënë ai.

“Ai është një mik i imi dhe ai do ia dalë mbanë me këtë, nuk ka asnjë diskutim në lidhje me këtë.” – tha Trump të mërkurën, kur u pyet nëse po ndjek zhvillimet e sagës së Brexit.

“Boris di si të fitojë. Mos u shqetësoni për të.” – shtoi Trump.

Drejtimi i Johnson për Brexit po kontestohet nga ligjvënësit, përfshirë nga disa prej kolegëve të tij konservatorë.

Të martën, 21 deputetë konservatorë u rebeluan kundër qeverisë dhe iu bashkuan opozitës duke kërkuar një mocion për të marrë nën kontroll axhendën, në mënyrë që të detyrojnë një zgjatje të procesit të largimit nga BE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *