Vendosni fjalën kyçe....

Të mbulohesh nga bora brenda autobusit, ky është udhëtim “fantastik” (Video)


Teksa banorët e Moskës janë ankuar për mungesën e borës këtë dimër, të tjerët në rajone të ndryshme të Rusisë nuk e kanë ndjerë këtë mungesë.

Udhëtarët në Norilsk madje u shfaqën në një video teksa bora ishte futur brenda autobusit me të cilin udhëtonin.

Kjo mund të tingëllojë qesharake për disa, por me siguri jo për udhëtarët e një autobusi lokal.

Pamjet e çuditshme të shpërndara në mediat sociale tregojnë se ata mbulohen në dëborë ndërsa udhëtojnë për në destinacionin e tyre, me një shtresë të trashë dëbore në dyshemenë e automjetit.

Njerëzit gjithashtu duket se po durojnë një erë të fortë në autobus, me gjithë skenën që i ngjan një filmi apokaliptik të Hollivudit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *