Vendosni fjalën kyçe....

Gjiganti holandez i elektronikës Philips do shkurtojë 6000 vende pune në mbarë botën – AP


Prodhuesi holandez i pajisjeve elektronike të konsumit dhe pajisjeve mjekësore Philips tha të hënën se do të shkurtojë 6,000 vende pune në mbarë botën gjatë dy viteve të ardhshme pasi zbuloi një humbje neto prej 1.6 miliardë eurosh në vitin 2022, nga një fitim neto prej 3.3 miliardë eurosh një vit më parë.

Humbjet e vendeve të punës vijnë teksa në tetor të vitit të shkuar kompania njoftoi për shkurtimin e 4000 vendeve të punës. Shefi Roy Jakobs tha se viti 2022 ishte ‘një vit shumë i vështirë për Philips dhe ne po ndërmarrim veprime të vendosura për të përmirësuar gjendjen e për të rritur bilancin me shpejtësi’, shkruan AP.

Ai tha se shkurtimet e vendeve të punës do të ulin ndjeshëm kostot dhe do e bëjnë Philips-in një ‘organizatë më të përqendruar’.