Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Prokurori në SHBA ka kërkuar që të nisin hetimet ndaj Edi Ramës e qeverisë shqiptare


Kreu i PD-së Berisha deklaroi sot se kryeministri Rama është nën hetim nga autoritetet amerikane.

Në një hetim nga selia blu kryedemokrati tha se prokurori në SHBA ka kërkuar që të nisin hetimet ndaj Ramës dhe qeverisë shqiptare.

“Kanë bërë gjithçka për të shpifur. Ata ju kanë mashtruar juve se Edi Rama nuk është nën hetim. Ky është trillim i paskrupullt. Por sidoqoftë, ky është akt i shëmtuar ndaj informimit publik shqiptar. Edi Rama me vendim të gjykatës së SHBA, është nën hetim total. Ky dokument i publikuar nga Biznes insider në shtator të 2022 është dokumenti që fakton se kjo gjykatë, me juri me 24 vetë, juria më e madhe për çështjes sensitive ku prokurori ka kërkuar për të hetuar. Prokurori në SHBA ka kërkuar që të nisë hetimet për Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare, dhe ka marrë autorizimin e gjykatës. Ata që thonë se; Edi Rama nuk është nën hetim, mashtrojnë, janë lëpirës me pagesë ose njerëz me zero njohuri juridike.” – tha Berisha.

Kryedemokrati shtoi se për çështjen nën hetim ka prova të shumta, regjistrime, dokumente dhe se pjesë e tij nuk është vetëm ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal, paraardhësi i tij në zyrë etj.

“Regjistrime, dokumente, materiale të lidhura me sa vijon; çdo dhe të gjitha regjistrimet, materialet në posedim që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi por jo vetëm mesazhet dhe tekstet celulare, emailet, sms në aplikacione, letrat, shënimet midis jush dhe Charles MCgonigal, për çështjet; Agron Neza, Donald Aviv, Tomas Ficerald, Lui Blader. Blader është ish-parardhësi i Mcgonigal. Ky është hetimi më global. Urdhri i gjykatës thotë; Edi Rama dhe jo vetëm ai. Çdo udhëtim të hetohet që ka bërë McGonigal në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Pagesa ose dhurata që i janë bërë McGonigal nga Neza dhe Duçka, të hetohet. Ata që thonë se nuk është nën hetim Edi Rama, mashtrojnë. Dua të them këtu se prokurori nuk dërgon në gjykatë çdo problem, por ato më kryesoret. Ato që ai gjykon se pa autorizim gjykate s’bën dot. Ruan shumë të tjera, që ose nuk i ka konkluduar, ose që nuk do t’i ekspozojë deri ditën e gjyqit.” – shtoi Berisha.