Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Damian Gjiknuri zëdhënës i hapur i interesave ruse në Shqipëri, di që ka ministra që kanë paraqitur dorëheqjen


Kreu i PD-së Berisha ka deklaruar sot se ka dijeni se ka ministra të cilët kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të kontakteve që kanë pasur me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.

Në një bashkëbisedim me mediat nga selia blu ai tha se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është zëdhënës i hapur i interesave ruse në Shqipëri. Berisha tha gjithashtu se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet pasi asgjë nuk e shpëton dot.

“Ndaj, Edi Rama largohu, jep dorëheqje menjëherë bashkë me kabinetin e kalbur. Di që ka ministra të cilët kanë paraqitur dorëheqje për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me McGonigal. Por nëse bëhet fjalë për zëdhënës të hapur të interesave ruse në Shqipëri, ky është Damian Gjiknuri. Gjykata rrëzoi tenderit që iu dha kompanive ruse për shpim nafte në kundërshtim flagrant me ligjin. Pra jemi vetëm në fillimin e një tërmeti dhe do t’i them Ramës që ky do jetë një cunam popullor! S’të mbron më askush. Erion Veliaj kreu një udhëtim të fshehtë, është në Otavë, është i implikuar. Shkoi për të dëshmuar, apo për arsye tjetër, ta sqarojë hetimi, por ky pushtet është i kalbur dhe duhet të ikë një ditë e më parë. Unë disponoj dokumente autentike për atë që thash, por do t’i bëj publike në momentin e radhës.” – tha Berisha.