Vendosni fjalën kyçe....

‘Lockheed’ do rrisë prodhimin e avionëve ‘F-16’ – FT


Çdo vend që është i përgatitur t’i sigurojë Kievit avionë luftarakë F-16 nuk do përballet me mungesë furnizimi, ka sugjeruar prodhuesi kryesor i armëve amerikane Lockheed Martin, duke deklaruar se është gati të plotësojë çdo kërkesë të re.

Megjithëse Lockheed nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në asnjë bisedë në lidhje me dërgesat e mundshme të avionëve ushtarakë në Kiev, St. John deklaroi se kompania e tij planifikon të rrisë prodhimin e avionëve luftarakë për të arritur në pikën ku do të jetë në gjendje të ‘plotësojë me avionë çdo vend që zgjedh t’i dërgojë avionët e tij në Ukrainë.

Deklaratat e tij vijnë pasi SHBA-ja dhe Gjermania njoftuan këtë javë se do dërgonin tanket e tyre në Ukrainë. Lëvizja ka rindezur diskutimin rreth transferimeve të tjera të armëve pasi Kievi përsëriti kërkesat e tij për më shumë raketa dhe avionë ushtarakë.

Uashingtoni, megjithatë, ka mbetur deri më tani ngurrues për t’i ofruar ndonjë avion luftarak Ukrainës, nga frika se këto mund të përdoren për të goditur territorin rus, duke përshkallëzuar më tej konfliktin 11-mujor midis Moskës dhe Kievit.

Holanda, e cila ka rreth 40 avionë F-16, ka thënë së fundmi se do shqyrtojë çdo kërkesë zyrtare për dërgimin e avionëve në Ukrainë me ‘mendje të hapur’ dhe se nuk ka ‘asnjë tabu’ në lidhje me mbështetje ushtarake.