Vendosni fjalën kyçe....

KLSH-Kadastrës: Menaxhimi i shërbimit ndaj qytetarëve dhe garantimi i sigurisë së të dhënave, është i pamjaftueshëm


Në auditimin e fundit të realizuar nga Kontrolli i Shtetit në fushën e zbatimit të Teknologjisë së Informacionit në disa institucione shtetërore, ka konstatuar se një problematikë evidente duket të jetë në sistemin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Sipas monitorimit të vitit të shkuar, vihen re problematika lidhur me sistemin multifunksional i cili ka mbingarkesë dhe riskon në ofrimin e shërbimit nonstop ndaj qytetarëve dhe gjithashtu, nuk garantohet siguria e të dhënave.

KLSH “tërheq veshin” edhe për mungesë kontrollesh dhe zhvillimi të mëtejshëm të burimeve të IT në AKSH.

Grupi i auditimit mbështetur në Standardet ndërkombëtare të Auditimit përkatësisht në ISSAI 100, ISSAI 5300, ISSAI 5310 si dhe nenet 3 dhe 14 të ligjit 154 “Për Organizimin dhe Funksionimin e KLSH” datë 27.11.2014 konstaton se

Mungesa e strategjisë institucionale dhe strategjisë në drejtim të teknologjisë së informacionit mbart riskun e keqadresimit të burimeve të nevojshme për mbështetjen e veprimtarisë së ASHK. Mungesa e kontrolleve dhe mekanizmave të duhur me qëllim krijimin, mirëmbajtjen, zhvillimin e burimeve IT dhe mungesa e akteve rregullatorë të përditësuar në drejtim të sistemeve të teknologjisë së informacionit kanë ndikuar në një zhvillim të pa monitoruar të aktivitetit institucional dhe pa deleguar përgjegjësitë individuale për veprimet e kryera.

Performanca e funksionimit të sistemit multifunksional, shkaktuar nga mbingarkesa e lartë është e dobët. Sistemi multifunksional vazhdimisht punon me ndërprerje dhe ka probleme me ecurinë normale të punës duke ndikuar negativisht në veprimtarinë e punës së specialistëve dhe institucionit në ofrimin e shërbimeve kundrejt qytetareve dhe bizneseve. Në gjykimin tonë, identifikimi dhe administrimi i elementëve kritikë në ofrimin e shërbimeve kundrejt qytetareve dhe bizneseve dhe garantimin e sigurisë së të dhënave si dhe vazhdimësisë në ofrimin e shërbimit pa ndërprerje nëpërmjet teknologjisë së informacionit është i pamjaftueshëm.

Administrimi elektronik i informacionit zyrtar të pasurive të paluajtshme dhe të drejtave reale mbi të, kryhet nga Operatori Ekonomik i kontratës së shërbimit të regjistrit elektronik të pasurive të paluajtshme, kur këtë duhet ta realizojë ASHK duke përcaktuar personat përgjegjës, të cilët duhet të administrojnë çdo lloj informacioni zyrtar të pasurive të paluajtshme dhe të drejtat e tyre. Kjo në kundërshtim me edhe me Nenin 8, pika 4, shkronja c. Ligjin nr. 111/2018 datë 07/02/2019 “Për Kadastrën”.

ASHK nuk ka marrë masa për kalimin e strukturave përgjegjëse TIK tek AKSHI si dhe dorëzimin e Sistemeve dhe Infrastrukturës TIK ekzistuese nën administrimin dhe inventarin e AKSHI-t, së bashku me të drejtat dhe detyrimet juridiko-civile sipas përcaktimeve dhe afateve të vendosur në VKM Nr. 673, datë 22.11.2017, “Për riorganizimin e Agjencisë Kombëtarë të Shoqërisë së Informacionit”, i ndryshuar.

Në auditimin e fundit të realizuar nga Kontrolli i Shtetit në fushën e zbatimit të Teknologjisë së Informacionit në disa institucione shtetërore, ka konstatuar se një problematikë evidente duket të jetë në sistemin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Sipas monitorimit të vitit të shkuar, vihen re problematika lodhur me sistemin multifunksional i cili ka mbingarkesë dhe riskon në ofrimin e shërbimit nonstop ndaj qytetarëve dhe gjithashtu, nuk garantohet siguria e të dhënave.

KLSH “tërheq veshin” edhe për mungesë kontrollesh dhe zhvillimi të mëtejshëm të burimeve të IT në AKSH.

Grupi i auditimit mbështetur në Standardet ndërkombëtare të Auditimit përkatësisht në ISSAI 100, ISSAI 5300, ISSAI 5310 si dhe nenet 3 dhe 14 të ligjit 154 “Për Organizimin dhe Funksionimin e KLSH” datë 27.11.2014 konstaton se:

Mungesa e strategjisë institucionale dhe strategjisë në drejtim të teknologjisë së informacionit mbart riskun e keqadresimit të burimeve të nevojshme për mbështetjen e veprimtarisë së ASHK. Mungesa e kontrolleve dhe mekanizmave të duhur me qëllim krijimin, mirëmbajtjen, zhvillimin e burimeve IT dhe mungesa e akteve rregullatorë të përditësuar në drejtim të sistemeve të teknologjisë së informacionit kanë ndikuar në një zhvillim të pa monitoruar të aktivitetit institucional dhe pa deleguar përgjegjësitë individuale për veprimet e kryera.

Performanca e funksionimit të sistemit multifunksional, shkaktuar nga mbingarkesa e lartë është e dobët. Sistemi multifunksional vazhdimisht punon me ndërprerje dhe ka probleme me ecurinë normale të punës duke ndikuar negativisht në veprimtarinë e punës së specialistëve dhe institucionit në ofrimin e shërbimeve kundrejt qytetareve dhe bizneseve. Në gjykimin tonë, identifikimi dhe administrimi i elementëve kritikë në ofrimin e shërbimeve kundrejt qytetareve dhe bizneseve dhe garantimin e sigurisë së të dhënave si dhe vazhdimësisë në ofrimin e shërbimit pa ndërprerje nëpërmjet teknologjisë së informacionit është i pamjaftueshëm.

Administrimi elektronik i informacionit zyrtar të pasurive të paluajtshme dhe të drejtave reale mbi të, kryhet nga Operatori Ekonomik i kontratës së shërbimit të regjistrit elektronik të pasurive të paluajtshme, kur këtë duhet ta realizojë ASHK duke përcaktuar personat përgjegjës, të cilët duhet të administrojnë çdo lloj informacioni zyrtar të pasurive të paluajtshme dhe të drejtat e tyre. Kjo në kundërshtim me edhe me Nenin 8, pika 4, shkronja c. Ligjin nr. 111/2018 datë 07/02/2019 “Për Kadastrën”.

ASHK nuk ka marrë masa për kalimin e strukturave përgjegjëse TIK tek AKSHI si dhe dorëzimin e Sistemeve dhe Infrastrukturës TIK ekzistuese nën administrimin dhe inventarin e AKSHI-t, së bashku me të drejtat dhe detyrimet juridiko-civile sipas përcaktimeve dhe afateve të vendosur në VKM Nr. 673, datë 22.11.2017, “Për riorganizimin e Agjencisë Kombëtarë të Shoqërisë së Informacionit”, i ndryshuar.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor