Vendosni fjalën kyçe....

Pranga 49-vjeçarit në Lushnjë, akuzohet se kanosi me thikë e goditi me grushte një person për t’i marrë lekët


Një 49-vjeçar është arrestuar në Lushnjë pasi akuzohetse ka kanosur me thikë e ka dhunuar me grushte një person duke i kërkuar të hollat që kishte me vete.

Në Mallakastër është arrestuar një 24-vjeçar me iniciale F.Z. banues në Ballsh, pasi akuzohet se ka thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për vjedhje.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. E., 49 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash.

‘Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 24 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke lëvizur me automjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vjedhje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”