Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja miraton paketën e re të armëve për Ukrainën


Ministrat e jashtëm të BE-së miratuan një këst të ri të ndihmës ushtarake për Ukrainën të hënën, thanë zyrtarët suedezë. Shuma kap vlerën e 542 milionë dollarëve, por nuk përfshin tanket gjermane Leopard 2 te të cilët Kievi dhe aleatët e tij kanë shpresuar.

27 ministrat e Jashtëm të bllokut ranë dakord për paketën prej 500 milionë eurosh (542 milionë dollarë) pas diskutimeve në Bruksel. Suedia, e cila mban presidencën e rradhës të Këshillit Evropian, njoftoi marrëveshjen në Tëitter, duke thënë: “Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Forcat e Armatosura të Ukrainës”.

Paratë për armët do tërhiqen nga ‘Faciliteti Evropian i Paqes’, një fond që blloku përdor për të financuar ushtritë e huaja. Ukraina ka marrë tashmë 3.1 miliardë euro (3.36 miliardë dollarë) nga ky fond, me ndihmën e dhënë në shtatë paketa të njëpasnjëshme që nga fillimi i operacionit ushtarak të Rusisë shkurtin e kaluar.

Ky furnizim me armë për Ukrainën përfaqëson një kthesë nga politika e kahershme e BE-së për të mos blerë armë për përdorim në luftërat e huaja. Para shkurtit të kaluar, ‘Faciliteti i Paqes’ ishte përdorur vetëm për të furnizuar pajisje jo-vdekjeprurëse në Gjeorgji, Mali, Moldavi, Mozambik dhe Ukrainë, në një total prej më pak se 125 milionë dollarë.

Deri më sot, SHBA-ja ka mbuluar pjesën më të madhe të shpenzimeve të Ukrainës, duke ndarë më shumë se 110 miliardë dollarë për ekonominë dhe ushtrinë e vendit që nga fillimi i konfliktit dhe duke furnizuar armatim më të rëndë dhe më të fuqishëm.

Megjithatë, Uashingtoni kundërshton të dhurojë tanket e tij kryesore të betejës M1 Abrams.

Kievi ka kërkuar vazhdimisht që Gjermania të furnizojë ushtrinë e saj me tanke Leopard 2 dhe të lejojë përdoruesit e tjerë evropianë të Leopard të dhurojnë flotën e tyre.

Berlini nuk ka marrë ende një vendim zyrtar për dërgimin e Leopardëve të tij, por Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock tha të dielën se qeveria e saj nuk do e bllokojë Poloninë që të dërgojë rezervat e saj të tankeve në Ukrainë.