Vendosni fjalën kyçe....

Manja thirrje SPAK: 21 Janari nuk është hetuar asnjë ditë, thërrisni gjithë personat e përfshirë në ngjarje


 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një dalje për mediat i bëri thirrje SPAK që të hetojë ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues.

Ai tha se SPAK duhet të hetojë provën e re të depozituar nga PS-ja, ndërsa theksoi se duhet të merren në pyetje ata që dhanë urdhrin për të qëlluar Garda e Republikës.

‘’Është ora që Prokuroria e Posaçme të bëjë drejtësi ër 21 Janarin. 21 Janari nuk është hetuar asnjë ditë. Fakti i bërë publik para pak ditësh tregon qartë se ka pasur një zinxhir komandues dhe urdhërues për të qëlluar mbi protestuesit në datën 21 janar të vitit 2011. I takon prokurorisë që të marrë këtë provë të re dhe të nisë hetimet një orë e më parë për vrasjen shtetërore,’’ është shprehur Manja.

Ai vazhdoi më tej se personat që kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje, nuk janë thirrur asnjë ditë nga organi i akuzës për të zbardhur të vërtetën, prandaj ia kërkon këtë gjë SPAKU-t.

‘’Presim nga SPAK që të thërrasë të gjithë personat. 21 janari nuk ishte krim i rëndomtë, ishin vrasje të pastra shtetërore. Të thuash që për 21 Janarin nuk është hetuar organizatori, se kush i solli dhe çfarë i bëri, është alibi për të barazuar vrasësin me protestues të lirë. Nuk di sot, nuk di nëse ka ndonjë rast kur hetohen protestuesit e lirë, njerëz me duar në xhepa. Nga ana tjetër vrasjet çdo ditë, ish-kryeministri e thotë; po i vrau Garda në zbatim të ligjit. Madje ai deklaron dhe vetë se; po të isha në të njëjtat kushte do kisha marrë snajperin vetë dhe do kisha vrarë ish-kryetarin e Opozitës (Ramën). Prokuroria e deridjeshme vetëm për këtë deklaratë se ka marrë në pyetje zotin Berisha.”, tha Manja.