Vendosni fjalën kyçe....

Duan të shfrytëzojnë guroret, firmat përplasen me policinë në malin e Tomorrit (VIDEO)


 

 

Protesta sot në Malin e Tomorrit. Firmat e nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit kanë dalë në protestë në fshatin Novaj të rrethit të Skraparit.

Firmat kanë vendosur të rifillojnë sot punën në karrierat e tyre të gurit, pas vendimit të Gjykatës Administrative që rrëzoi VKM-në e qeverisë për shpalljen e Malit të Tomorrit “Park Kombëtar”. Këto firma kishin pezulluar punën prej 22-muajsh në këtë zonë.

Mirëpo forca të shumta policie kanë bllokuar nisjen e kamionëve të tyre në qafën e Novajt. Si rezultat, firmat kanë nisur protestën. Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen gjithashtu në vendngjarje.

Sikurse shkruan “Balkanweb“, një grup prej 3 përfaqësuesish të firmave të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorativ janë duke negociuar me drejtuesit e policisë nga të cilët kërkojnë me shkrim dhe në përputhje me ligjin shkaqet e pengimit për vijimin e punës në këtë zonë.

Çështja ka shkaktuar shumë zhurmë, mbi të gjitha pasi ministri Blendi Klosi, protestoi kundër vendimit të gjykatës që anuloi VKM-në.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *