Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon kundërshtarët politikë: Janë si të vizatuar nga dora e dikujt që më do më shumë se sa e dua unë veten



Gjatë konferencës së sotme për mediet, kryeministri Edi Rama ndërsa fliste për drejtësinë e re është ndalur edhe tek kundërshtarët e tij politikë.

Duke i ironizuar ata, Rama u shpreh se kundërshtarët politikë janë sikur t’i ketë vizatuar me dorë dikush që e do atë më shumë se sa ai e do veten.

Duke folur për SPAK-un dhe vettingun, Rama u shpreh se ka ardhur pika që ne nuk mund të heshtim.

“Këtu nuk është çështje e një lufte politike të jemi shumë të qartë. Politikisht nëse do e shihja në mënyrë cinike as me dorë nuk e vizatoja dot kundërshtarin, njërin, tjetrin. Janë të gjithë si të vizatuar me dorë por nga dora e dikujt që më do mua shumë më tepër se çe dua unë veten time. Çfarë mund të kërkosh më tepër në aspektin cinik se një kundërshtar të vdekur, apo një që është i gjallë por fle gjumë. Akuza e drejtë, nominale.

Nuk mund të vihet në pyetje as besimi dhe as në seriozitetin e SHBA-ve sepse u bë një vit që e dëgjojmë dhe që njerëzit dëgjojnë se kjo na qenka një konspiracion ku është përfshirë dhe DASH dhe as nuk mund të vihet në pikëpyetje besimi në seriozitetin e drejtësisë së re. Nëse kjo çështje nuk hetohet, mbetemi në këtë vakuum.

Ka ardhur pika që ne nuk mund të heshtim dhe drejtësia duhet ta thotë nëse këtu ka çështje penale se për sa i përket çështjeve morale dhe politike janë të qarta, janë të zgjidhura.

Çështjet që e kanë tromaksur këtë vend dhe këtë popull dhe që janë mbajtur mbyllur me kapakun e drejtësisë së vjetër nuk mund të rrinë mbyllur nën hundën e drejtësisë së re.

Ndërkohë që vettingu për pak ditë bën 5 vjet, ku janë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që kanë dalë para drejtësisë. Do më thoni që s’ka pasur kohë, ka pasur më shumë kohë për të hetuar çështje më shumë të komplikuar dhe të hetuara me shumë detaje si ato që dimë dhe nuk ka pasur kohë për të marrë të pandehur gjykatës dhe prokurorë për të cilët një institucion krejt i pavarur siç është Komisioni i vettingut ka nxjerrë qartësisht fakte korruptive, po si ka mundësi.

Kjo është e pamundur, e pajustifikueshme dhe tani e patolerueshme dhe kjo nuk është ndërhyrje. Ndërhyrje është të flasësh me emra, kap këtë, ço atë, siç flitet përditë nga të tjerët. Ne nuk bëjmë gjëra të tilla.”– tha Rama.