Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga kati i pestë, ndërron jetë 80-vjeçari në Tiranë


Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pasi ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

Viktima është i moshuari me iniciale P.K. ndërsa ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish-Parkut.

Njoftimi

“Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”