Vendosni fjalën kyçe....

Industria e çelikut në Mbretërinë e Bashkuar shumë pranë kolapsit – Sindikata


Industria e çelikut në Mbretërinë e Bashkuar, e cila mbështet mijëra vende pune, është shumë pranë shkatërrimit, thotë sindikata.

Ajo i ka shkruar një letër Sekretarit të Biznesit, Grant Shapps, duke kërkuar një takim të menjëhershëm për të nxitur më shumë mbështetje.

Sindikata Unite ka akuzuar qeverinë se ka ndërmarrë ‘veprim të paktë kuptimplota’ për të ndihmuar industrinë, duke e lënë sektorin ‘në pikën e thyerjes’.

Qeveria tha se suksesi i industrisë së çelikut është një prioritet. Në letër, Steve Turner, ndihmëssekretari i përgjithshëm i Unite, tha se kishte një sërë çështjesh që shkaktonin probleme në industri.

Këto përfshinin ‘kostot gjymtuese të energjisë, taksat e karbonit, tregjet e humbura, kërkesën më të ulët dhe qasjen në treg të hapur për çelikun e importuar’.

Duke i shkruar z. Shapps në emër të dy sindikatave të tjera – Community dhe GMB – Turner tha se sfidat me të cilat përballen prodhuesit si British Steel, Tata Steel dhe Liberty Steel ishin pasojat e ‘veprimeve të drejtpërdrejta të qeverisë suaj që kanë minuar ndjeshëm konkurrencën e uzinës në Mbretërinë e Bashkuar në tregjet globale’, shkruan BBC.

Ai tha se çeliku në Mbretërinë e Bashkuar ‘punëson dhjetëra mijëra punëtorë të kualifikuar dhe qindra praktikantë’ dhe kërkoi një takim për të diskutuar ‘politikën e tanishme dhe të ardhshme të qeverisë’ për të mbështetur sektorin.

Është raportuar se kancelari Jeremy Hunt është gati të japë një paketë financimi prej 300 miliobë stërlinash për British Steel.