Vendosni fjalën kyçe....

Basha shfaq videon, Berisha i ‘përgjigjet’ me të njëjtën mënyrë (Video)


 

Pas shfaqjes së një videoje me pamje nga protesta e djeshme nga ana e kreut të PD-së Basha, i cili akuzon ish-kryeministrin Berisha për orkestrimin e dirigjimin e dhunës ndaj selisë blu, ka ardhur ‘reagimi’ i këtij të fundit.

Ai ka publikuar një video ku duken mbështetësit e tij duke u futur në korridorin kryesor të selisë teksa persona pas derës së hekurit hedhin ndaj tyre një lëndë të bardhë në formë pluhuri.

“Shikoni se si mercenaret e Peng Bashes sulmojne me gaz dhe tymuese protestuesit! Krim! Sb.” – shkruan Berisha.