Vendosni fjalën kyçe....

Parakalim i gabuar dhe përplasje me trafikndarësen, plagosen 3 persona në Elbasan


Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites këtë herë në aksin Elbasan-Librazhd.

Në vendin e quajtur Labinot Fushë, një automjet është përplasur me trafikndarësen.

Shkak për këtë aksident dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i mjetit të parë të përfshirë në aksident.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Automjetet e përfshira në aksident janë të tipit ‘Benz’ me targë AA 132 PK dhe ‘Kia’ me targë AA 040 PV.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të aksidentuar drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *