Vendosni fjalën kyçe....

Vrasje në Mirditë, ekzekutohet me armë zjarri 45-vjeçari



Një ngjarje kriminale është regjistruar në Mirditë, ku një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Valter Lleshi, 45 vjeç. Trupi i pajetë i tij është gjetur mëngjesin e kësaj të diele në një automjet tip “Toyota”, në fshatin Shkorret të Mirditës.

Burime paraprake bëjnë me dije se 45-vjeçari dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej në automjetin e tij. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa nuk dihet as motivi i vrasjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të krimit, mbledhjen e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me këtë vrasje.