Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Himni Kombëtar do të këndohet nga nxënësit në krye të çdo jave


Para dy ditësh kryeministri i vendit Edi Rama, me rastin e 555- vjetroit të përkujtimit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, njoftoi nëpërmjet një statusi në Facebook, se Himni Kombëtar do të këndohet nga nxënësit e çdo shkolle, në krye të çdo jave të re.

Ai e shoqëron postimin sëbashku me një video e cila paraqet nxënës nga shkolla të ndryshme që janë duke kënduar himnin tonë kombëtar.

 

“MIRËMËNGJES

dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama.