Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj thumbon Këlliçin: Nuk do bëjmë fushatë hipur në Range Rover-a, nuk ka rëndësi si quhet Luli i Radhës që vjen nga “non grata”


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur sulmet ndaj kundërshtarit të tij në zgjedhjet e 14 majit.

Duke thënë se nuk do bëjë fushatë të shtrenjtë, Veliaj e quajti Belind Këlliçin “Lulin e Radhës”, dhe se nuk ulet me një përfaqësues që vjen nga një “Non Grata”.

Fushatë low cost, nuk jemi raca për të hipur në Rang Rover, jepen ide programe po nuk ka nevojë për mitingje dhe si kacafyten militantët, ne si socialistë nuk i kemi bërë kurrë, por edhe shoqëria nuk i pëlqen këto lloj fushatash. (…) Nuk ka rëndësi si quhet Luli i Radhës, por ne me një përfaqësues që vjen nga një ‘Non Grata’, ne nuk ulemi, s’mund të ndodh që ne t’i bëjmë legjitimitet Berishës që gjithë bota i ka vënë kryq. Të presim të gjithë kandidatët, do punojmë vetëm me partinë zyrtare, nëse Saliu e ka gjetur pudrën e radhës, kjo është punë e tyre”, tha Veliaj.