Vendosni fjalën kyçe....

Po transportonte 10 kg kanabis në Sukth, arrestohet 51-vjeçari nga Tirana


Një 51 vjeçar nga Tirana është arrestuar në Sukth duke transportuar 10 kg kanabis. 

Shteasi A.F lëvizte në këmbë dhe tranportonte lëndën narkotike në dy çanta. 

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Shërbimet e Komisariatit të Policisë, Shijak, në bashkëpunim me Seksionin per Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “MBIKALIMI”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. F., 51 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në rrugën dytësore të fshatit Sukth në drejtim të Shijakut, i cili lëvizte në këmbë duke transportuar dy çanta, brenda të cilave kishte pako me lëndë narkotike, të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 10 kilogramë dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme ndaj veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”-njofton policia.