Vendosni fjalën kyçe....

MCN zbulon shkresën, thellohet skandali në MF/ Hetohen 80 email-e, flitet se është njoftuar edhe ministri (FOTO)


Thellohet skandali i aferës në Ministrinë e Financave. Gazetari i MCN TV Arsen Rusta mëson se Arlind Gjokutaj jo vetëm kishte dijeni për shlyerjen e detyrimit të Ilir Thanës, por më 15 gusht të vitit 2022 i përgjigjet zyrës përmbarimore, duke i thënë se kemi përfunduar këtë ekzekutim dhe praktikë të mbyllur.

Pa kaluar shumë javë në ministri rinisin procedurat e kompensimit. Për herë të parë MCN TV zbulon shkresën e 14 shtatorit 2022 ku vartësja njofton Gjokutajn dhe i thotë “praktikë e përfunduar”.  Në shkresë zbulohet se ministria e Financave në mënyrë të përsëritur i ka thënë Ilir Thanës je kompensuar dhe se Ministrja s’ka asnjë detyrim ndaj tij. Përtej kësaj dijenie, në llogarinë e Shpresa Priftit janë paguar 28 milionë lekë të reja nga motra e Ilir Thanës. Vlen për t’u theksuar se shkresa e gushtit ka dalë nga zyra e Gjokutajt, ndërsa shkresa e shtatorit shkon në zyrën e Sekretarit të Ministrisë së Financave.

Gazetari Arsen Rusta bën me dije se Prokuroria po heton 80 emaile, ku flitet edhe për një email ku është njoftuar edhe ministri.

Prokuroria e kryeqytetit është ende duke kryer ende hetime. Këtë javë pritet një vendimmarrje nëse çështja do të kalojë në SPAK apo nëse do të bashkëpunojë me SPAK dhe BKH-në. MCN ka mundur të sigurojë që prokuroria ka sekuestruar deri më tani dhe 80 emaile të periudhës 2015-2022, për të kuptuar nëse ka dijeni edhe struktura mbi Sekretarin e Përgjithshëm. Rezulton sipas një informacioni që Prokuroria ka siguruar, por ende s’e ka dokumentuar, rezulton që në një prej email-ve të jetë njoftuar edhe ministri. Por se cili ministër mbetet për t’u verifikuar.

Një prej personazheve Roza Naumi, drejtori i Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar vë në dijeni Gjokutajn që kjo praktikë është e përfunduar, rezulton që nuk punon më në Ministrinë e Financave. Ajo ka pretenduar se për praktikën kishte njoftuar të gjithë zinxhirin drejtues të Ministrisë së Financave. 1,2 milionë euro ishte kërkesa, 28 milionë lekë të reja tashmë janë marrë nga llogaria e Shpresa Priftit, motra e Ilir Thanës. Ende nuk dihet se ku ka përfunduar destinacioni i këtyre parave. Janë sekuestruar 22 milionë lekë. Fill pas marrjes së pagesës nëpërmjet zyrës përmbarimore Ilir Thana ka kërkuar kalimin edhe të një shumë 97 milionë të reja. Në këtë moment ka ndërhyrë Prokuroria pas ndërhyrjes së një banke të nivelit të dytë ku Ilir Thana nuk paguante kredinë. Flitet për një email ku rezulton i njoftuar edhe ministri”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e MCN