Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë një makinë në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme


Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Partizani në Vlorë.

Automjeti ka marrë flakë në pjesën e përparme dhe kanë qenë banorët ata të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Forcat policore kanë shkuar në vendimmarrje tashmë në vendngjarje, ndërsa zjarrfikëset nuk kanë mbërritur ende për shkak terrenit.

Dyshimet paraprake janë se zjarri është shkaktuar nga një zjarrvënie të qëllimshme.