Vendosni fjalën kyçe....

Syzet luftarake të Microsoft-it në ‘siklet’ pas vendimit të Kongresit amerikan – Bloomberg


Microsoft Corporation nuk do marrë më porosi për syzet e saj luftarake në çdo kohë pasi Kongresi refuzoi kërkesën e ushtrisë amerikane për 400 milionë dollarë për të blerë deri në 6,900 prej tyre këtë vit.

Hedhja poshte e kërkesës, në faturën e financimit të qeverisë prej 1.75 trilion dollarësh, pasqyron shqetësimin për testet në terren të syzeve, të cilat janë përshtatur nga kufjet HoloLens të Microsoft. Testet zbuluan ‘dëmtime fizike që ndikojnë në mision’ duke përfshirë dhimbje koke, lodhje të syve dhe vjellje, shkruan Bloomberg.

Në vend të kësaj, ligjvënësit miratuan transferimin e 40 milionë dollarëve të atyre fondeve të prokurimit për të zhvilluar një model të ri të syzeve, tha zëdhënësi i ushtrisë David Patterson në një email.

Gjatë një dekade, ushtria projekton të shpenzojë deri në 21.9 miliardë dollarë për deri në 121,000 pajisje, rezerva dhe shërbime mbështetëse. Ajo ka porositur tashmë 5,000 syzet e para, të cilat do përdoren për stërvitje ndërsa modeli i përmirësuar po zhvillohet. Një zëdhënës i Microsoft nuk pranoi të komentojë mbi veprimet e kongresit.

Lloji i ri drejtohet nga rezultatet e provës gjatë tre javëve që përfundojnë më 18 qershor, kur 70 ushtarë të këmbësorie mbajtën pajisjet gjatë tre skenarëve 72 orësh që përfshinin lëvizjen drejt një armiku, një sulm dhe një mision mbrojtës.

Rezultatet ishin dhimbje koke, lodhje sysh dhe të përzuera, sipas një përmbledhjeje të stërvitjes të përpiluar nga zyra e testimit të Pentagonit.

Më shumë se 80% e atyre që përjetuan siklet kishin simptoma pas më pak se tre orësh duke përdorur syzet.