Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 41-vjeçari, dhunoi bashkëjetuesen e tij


 

 

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Kolonjës, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, e cila e ka denoncuar për dhunë fizike.

Policia ka arrestuar menjëherë këtë shtetas dhe ndaj tij është ngritur padia për “Dhunë në familje”, ndërsa për bashkëjetuesen është lëshuar menjëherë urdhri i mbrojtjes.

 ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 41 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Kolonjë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme,’ thuhet në njoftimin e policisë.