Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Basha nuk ka ikur nga PD-ja, ai i lëviz si fijet si kryetar


Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, deklaroi në emisionin “Opinion”, se Lulzim Basha është duke influencuar veprimet e Enkelejd Alibeajt.

Salianji tha se Basha është shkarkuar, por nuk ka ikur dhe i lëviz fijet si kryetar.

Lulzim Basha nuk ka ka ikur nga PD asnjë moment. Është shkarkuar, por nuk ka ikur. E ke akoma aty, i lëviz fijet si kryetar ai. Nëse do të Lulzim Basha të bëjë partinë e vet, të krijojë një parti, një formacion me tezat që ka, por nuk mund të merret peng një parti me procese procedurale tashmë”, tha Salianji.