Vendosni fjalën kyçe....

“Vjedhjen e kreva pasi e urreja Aldën” – Gazetarja Klodiana Lala zbardh dëshminë e pastrueses dhënë prokurorisë


Zbardhet dëshmia e pastrueses, Rozeta Dobi, pastruesja e arrestuar për grabitjen e banesës së Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt.

Ajo ka pohuar vjedhjen në dëshminë e dhënë duke theksuar se e kishte bërë pasi e urrente atë.

Sipas dosjes së prokurorisë, të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, 49-vjeçarja akuzohet se ka vjedhur rreth 120 mijë euro para e bizhuteri në banesën e Klosit me 15 dhjetor 2022.

“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500 euroshe, 200 eurosh dhe 100 dollarëshe. Në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.” – thuhet në dosje.