Vendosni fjalën kyçe....

Malltezi kërkon lirinë, rekurs në Gjykatën e Lartë


Jamarbër Malltezi kërkon lirinë. Ai ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Lartë duke kërkuar heqjen e ‘arrestit në shtëpi’.

Malltezi po hetohet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, çështje për të cilën u mor në pyetje mëngjesin e djeshin vjehrri i tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë më herët edhe SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rikthimin e Malltezit në burg me pretendimin se gjyqtarja që e çoi në ‘arrest shtëpie’ ishte në konflikt interesi pasi kishte blerë banesë në një nga pallatet e ndërtuara në ‘Kompleksin Partizani’.