Vendosni fjalën kyçe....

Nënshkruhet kontrata, Silvinjo trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit


Është prezantuar trajneri i ri i kombëtares. Braziliani Sylvio Mendes Campos Júnior ka nënshkruar në një ceremoni ku përveç presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Duka ishte i pranishëm edhe trajneri i deritanishëm që ka drejtuar Shqipërinë, Edi Reja.

Silvinjo do e drejtojë kombëtaren shqiptare për një vit e gjysmë, deri në përfundim të Euro2024 ndërsa më pas kontrata mund të zgjatet në varësi të rezultateve.

Më herët Silvinjo ka drejtuar Lionin në Francë e Corinthians në Brazil. ai ka qenë gjithashtu zv.trajneri i Brazilit për tre vite para se të shkonte te Lioni.

Si lojtar ai ka luajtur nme ekipe si Corinthians, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona e Manchester City.