Vendosni fjalën kyçe....

Radhë kilometrike për orë të tëra pas problemit teknik në anën greke, nis normalizimi i situatës në Kapshticë


Ka nisur të normalizohet gjendja në pikën kufitare të Kapshticës ku për orë të tëra qindra  qytetarë mbetën të bllokuar pas një problem teknik nga pala greke.

Pas shtimit të sporteleve në anën greke dhe përpunimit të përshpejtuar të mjeteve e udhëtarëve, radhët kanë nisur të zhduken teksa qytetarë kthehen në vendin fqinj pasi kaluan festat e fundvitit në Shqipëri.

Qytetarët u shprehën tejet të revoltuar për atë që ndodh duke shtuar se nuk është hera e parë që bllokohen për t’u futur në Greqi pas festave të kaluara në Shqipëri.

“Turp në 2023 të ndodhë kjo gjendje. Për çfarë arsye mund të ndodhë kjo. Ne nesër jemi në punë. Ditët kur vijmë në Shqipëri i kemi të numëruara. Vijmë të çmallemi me njerëzit tanë. Kështu ndodh çdo vit.” – denoncoi qytetari.