Vendosni fjalën kyçe....

Taksa për prodhuesit e energjisë, Tabaku: Pse jo dhe për tregtarët e naftës? Do zbuste inflacionin socialist


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me taksën e jashtëzakonshme për prodhuesit e mëdhenj të energjisë e cila do shkojë për pensionistët. 

Tabaku thotë se kjo taksë duhet të vendoset edhe për kompanitë e shitjes së karburanteve. 

Sipas deputetes së PD-së ato kanë vendosur për 10 muaj çmimin më të shtrenjtë në rajon. 

Taksë e jashtëzakonshme për energjinë që t’u shkojë pensionistëve? Ok!

Po pse jo edhe e njëjta për Kompanitë e Karburanteve që kanë thuajse 10 muaj që vendosin çmimet e naftës, më të shtrenjtat në rajon, nën frymën e bordeve komuniste?

Një taksë që mund të shërbejë për të zbutur inflacionin socialist që ka goditur familjet shqiptare që prej 10 muajsh paguajnë drejtpërdrejt naftën me +200lek/litër. Një çmim i vendosur nga Bordi Oligarkëve me bekim qeveritar, por që pasuron oligarkët dhe shtrenjton çmimet qytetarëve!”, deklaron Tabaku.