Vendosni fjalën kyçe....

Shpallet konkursi ndërkombëtar për parkun e Vjosës, Rama: Ngrejmë në nivel tjetër potencialin turistik që ka


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot shpalljen e konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Në postimin e tij në Facebook, Rama thotë se ky projekt që do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik.

 

Statusi:

MIRËMËNGJES 😊

dhe në Ditën Botërore të Lumenjve, me kënaqësinë e shpalljes së konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës, që do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një të dielë të paqtë 🙏🏻