Vendosni fjalën kyçe....

John Bolton qorton anëtarët e NATO-s


Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, John Bolton, ka shkruar një editorial ë ashpër duke kritikuar disa anëtarë të NATO-s për ngurrimin e tyre të supozuar për të mbështetur Ukrainën, duke veçuar Gjermaninë, Francën dhe Turqinë, ndërsa kërkon ‘unitet perëndimor’ kundër Rusisë.

Duke shkruar në gazetën britanike Telegraph të hënën, Bolton paralajmëroi se dobësia brenda bllokut të NATO-s mund t’i lejojë forcat ruse të mbizotërojnë në konfliktin ende të ndezur në Ukrainë, duke argumentuar se viti 2023 do ishte ‘vendimtar’ për Perëndimin për të provuar forcën e vendosmërinë e tij.

“Çështja e vërtetë është uniteti dhe vendosmëria perëndimore. Asnjëra nuk është e garantuar.” – vazhdoi ai, duke treguar për ato që ai tha se janë thyerje brenda bllokut të NATO-s, duke filluar nga Turqia.

Nëse presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan fiton zgjedhjet më vonë këtë vit – që Bolton pretendoi se ka të ngjarë të ndodhë përmes manipulimit – anëtarësia e vendit në NATO duhet të jetë ‘në diskutim’, tha ai, duke u ankuar për faktin se ‘partnerët tregtarë dhe ushtarakë të Rusisë nuk e kanë braktisur ende Moskën, duke përfshirë Turqinë’.

Bolton kritikoi gjithashtu Gjermaninë, kancelari i së cilës, Olaf Scholz, u zotua për një ndryshim në politikën e jashtme të Berlinit pas marrjes së detyrës në vitin 2022, duke përfshirë një nxitje të shpenzimeve ushtarake për të përmbushur kërkesat e NATO-s.

“Megjithatë, pak ka ndodhur në të vërtetë dhe premtimet janë në dyshim”, tha Bolton, duke vënë në dukje se buxheti i mbrojtjes i Gjermanisë për vitin 2023 do jetë nën buxhetin e vitit të kaluar.

Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare vlerësoi Tokion për krahasim, duke përshëndetur vendimin e saj të fundit për më shumë se dyfishimin e shpenzimeve ushtarake gjatë pesë viteve të ardhshme, madje duke sugjeruar se masa mund të jetë një hap i hershëm për të ‘krijuar NATO-n globale’, duke përfshirë vende si Japonia, Australia, Singapori e Izraeli.

I njohur për deklaratat e tij të ashpra lidhur me politikën e jashtme, Bolton shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare nën presidentin Donald Trump midis viteve 2018 e 2019.

Para kësaj, ai punoi në një sere rolesh të ndryshme për presidentët Ronald Reagan, George HW Bush dhe George W Bush. Kohët e fundit, ai ka lënë të kuptohet për një kandidim të mundshëm për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, duke pretenduar se ai mund të jetë i vetmi person i aftë për të mposhtur Trump brenda Partisë Republikane.