Vendosni fjalën kyçe....

Donnarumma firmos me PSG-në deri në 2026


Gigio Donnarumma tashmë ka nënshkruar kontratën me Paris Saint Germain deri në qershor të vitit 2026.

Ai u largua nga Milani pas gjashtë vjetësh, me të cilin klub bëri 251 paraqitje.

22-vjeçari nuk gjeti gjuhë të përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës dhe e pranoi ofertën joshëse të PSG-së, ku do të fitojë deri në 10 milionë euro në sezon.