Vendosni fjalën kyçe....

Shtyn papritmas 3-vjeçaren në shinat e trenit, arrestohet gruaja në SHBA (Videoja që po qarkullon në rrjet)


Një grua në Oregon të SHBA-së është arrestuar, pasi shtypi një fëmijë 3-vjeçar në shinat e trenit. Siç shkruan Fox News, ngjarja ndodhi të enjten, kur nëna dhe fëmija po prisnin në një stacion treni në Portland.

Brianna Lace Workman, 32 vjeçe, akuzohet se e shtyu fëmijën me fytyrë mbi shinat e trenit papritmas, pa ndodhur asnjë sherr, asnjë provokim.

Një kalimtar ka ndërhyrë për të shpëtuar fëmijën nga shinat para se të vinte një tren.

3-vjeçarja pësoi një dhimbje koke të fortë dhe një shenjë të kuqe në ballë nga rrëzimi mbi shina. Momenti është kapur nga kamerat e sigurisë në stacion dhe kanë bërë xhiron në rrjetet sociale.