Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona nuk shkon përtej barazimit në derbi


Derbi i katalunjës ka përfunduar në barazim.

Barcelona dhe Espanjol ndanë nga një pikë në sfidën e rikthimit të La ligës pas pushimit për shkak të Botërorit.

Sfida përfundoi me rezultatin 1-1.

Alonso shënoi golin për Barcelonën në minutën e 7’ ndërsa Joselu shënoi golin e barazimit për Espanjol në minutën e 73’.

Skuadrat u ndëshkuan edhe me karton të kuq dhe prej minutës së 80’ luajtën me 10 lojtarë. Alaba u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 78’ për Barcelonën ndërsa për Espanjol, Souza mori pas një faulli të shkaktuar kartonin e dytë të verdhë në minutën e 80’.

Pas barazimit Barcelona vijon të ruajë kreun e La Ligas me pikë të barabarta me Real Madrid, ndërsa Espanjol ndodhet në vendin e 16.