Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Ibrahimaj: Brenda marsit 2023 pritet miratimi i ligjit për bastet online


Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Ibrahimaj njoftoi sot se brenda tremujorit të parë të vitit 2023, pritet miratimi i ligjit për bastet online.

Në konferencën për shtyp ajo theksoi se gjatë kësaj kohe është punuar për ligjin ndërsa pritet që së shpejti të nisin procedurat për miratimin e tij.

“Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit në ligjin për bastet sportive me qëllim lejimin e basteve sportive online. Jemi në proces të finalizimit e gjatë vitit të ardhshëm do të fillojmë procedurat e miratimit të ligjit. Brenda tremujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament.” – tha ministrja.

Gjatë konferencës ajo pohoi se bordi i transparencës për çmimin e karburantit do vijojë të funksionojë për sa kohë çmimet janë më të larta se mesatarja, në mënyrë që tregtarët të mos abuzojnë me çmimet.