Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako


Shtyhet seanca për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Seanca do të zhvillohet më 18 mars, ora 13:00.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e aktekspertimit topografik që kishte urdhëruar gjykata, për prokurorinë.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.