Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës mjeti luksoz në Vlorë


Një makinë tip ‘Porche’ është përfshirë nga flakët në lagjen ‘24 Maji’ të Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa nuk dihet ende nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Mjeti i djegur është në pronësi të një personi me iniciale D.Q.

Njoftimi

“Më datë 27.12.2022, rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porche”, në pronësi të shtetasit D. Q. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.”