Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump padit Departamentin e Drejtësisë për bastisjen në Mar-a-Lago


Ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar një gjyqtari të ngrijë hetimin e Departamentit të Drejtësisë për dosjet e sekuestruara nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago.

Në një padi, ekipi i tij ligjor kërkoi që të caktohej një avokat i pavarur për të mbikëqyrur dokumentet që agjentët e FBI-së morën në fillim të këtij muaji.

Njëmbëdhjetë grupe dosjesh të klasifikuara u morën nga rezidenca e Trumpit në Florida më 8 gusht, sipas FBI-së.

Trump po hetohet për keqpërdorim të mundshëm të dokumenteve. Presidentët amerikanë duhet t’i transferojnë të gjitha dokumentet dhe emailet e tyre në një agjenci qeveritare të quajtur Arkivi Kombëtar – dhe FBI po heton nëse Trump i ka trajtuar në mënyrë të pahijshme të dhënat duke i marrë ato nga Shtëpia e Bardhë dhe çuar në shtëpinë në Mar-a-Lago pasi u largua nga detyra në janar 2021.

Por Trump ka mohuar çdo keqbërje dhe tha se sendet ishin të deklasifikuara.

Në dokumentin prej 27 faqesh të depozituar në një gjykatë në Florida, ekipi ligjor i Trumpit akuzon kërkimin e departamentit të drejtësisë se thjesht po përpiqen për “të penguar Presidentin Trump të kandidojë përsëri”.

“Presidenti Donald J Trump është kryesuesi i qartë në zgjedhjet presidenciale republikane të 2024-ës dhe në zgjedhjet e përgjithshme të 2024-ës, nëse ai vendos të kandidojë.”- thuhet në deklaratë.

“Zbatimi i ligjit është një mburojë që mbron amerikanët.”- vazhdon deklarata. “Nuk mund të përdoret si armë për qëllime politike”.

Avokatët e Trumpit thanë se “lëvizja tronditëse agresive” në Mar-a-Lago nga dhjetëra agjentë të FBI-së ndodhi “pa kuptuar shqetësimin që do t’u shkaktonte shumicës së amerikanëve”.

Departamenti i Drejtësisë tha në një deklaratë të shkurtër se prokurorët ishin në dijeni të padisë së zotit Trump dhe do të përgjigjeshin në gjykatë. “Urdhri i kërkimit në Mar-a-Lago u autorizua nga një gjykatë federale pas gjetjes së kërkuar të shkakut të mundshëm”, tha zëdhënësi Anthony Coley.

Ajo vjen pasi New York Times raportoi të hënën se agjentët kishin gjetur deri më tani mbi 300 dokumente me shenja të klasifikuara nga zoti Trump, duke përfshirë materiale nga CIA, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI.