Vendosni fjalën kyçe....

Rama për largimin nga detyra të kreut të SHISH-it: U dorëhoq për të vijuar studimet


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me largimin nga detyra të kreut të SHISH-it, Helidon Bendo.

Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se bëhet fjalë për një lirim nga detyra dhe jo shkarkim, për shkak se Bendo po vijon studimet.

“Me Helidon Bendon, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.”- shkruan Rama.

 

Ky reagim i Ramës vjen pas publikimit të dekretit të presidentit Bajram Begaj, për lirimin e Bendos nga detyra.