Vendosni fjalën kyçe....

“Pse më keni nxjerrë nga grupi i PD-së, do ju padis!”- Noka i ankohet Nikollës (Debate në seancë)


Deputeti Flamur Noka ka kërkuar përgjigje nga kryetarja e parlamentit znj.Lindita Nikolla, për nxjerrjen e tij nga grupi parlamentar i PD-së. Noka paralajmëroi madje për padi.

“Kushtetuta, ligjet dhe rregullorja nuk zbatohet. Emri im shkruhet jashtë grupeve parlamentare. Ju vazhdoni të thoni se kush është kreu i kësaj force, i kërkova KQZ me thirrje, më dërguan një listë, emri im është me Berishën, Vokshin, Spahon. në listën e PD. Zonjë më nxirr dokumentin ku unë kërkova të jem jashtë grupeve parlamentare, apo unë të iki nga PD. Më nxirr një vendim që na ka shpallur armik, ndryshe që nga nesër do të bëj gati një padi në GJK për shkelje të ligjit dhe rregullores, për sjelljen në Kuvend.”– tha Noka.

Pas tij ka folur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e cila tha se është “vendimmarrja e grupit parlamentar”.

Pas kësaj kanë nisur debate në sallë dhe akuza ndaj kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeajt, i cili u dëgjua duke iu drejtuar Nokës me fjalët:“Je kokrra e legenit”.