Ka ndërruar jetë në spital 39-vjeçari që u plagos mbrëmjen e sotme në Durrës.
Armando Baboçi mori një plumb në bark, ndërsa i biri, 19-vjeçari Erald Gjini u plagos në dorë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në lagjen 13 të Durrësit.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një përplasje të ndodhur mes disa personave ku u përdorën edhe armët e zjarrit.
Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar 6 personave mes të cilëve sipas blvuve të Durrësit është edhe autori i ngjarjes.