Vendosni fjalën kyçe....

Basha për protestat te Teatri: Triumfi i parë i një rruge që do shpëtojë vendin


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e konsideron protestën kundër shembjes së Teatrit, si triumfin e parë që do të shpëtojë vendin nga Edi Rama.

Ai ka publikuar disa foto nga protesta në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se opozita ka qëllim t’u japë fund kushteve ku padrejtësia shtyp qytetarët eshkatërron pronën.

“Së bashku me artistë dhe qytetarë në protestën e Aleancës për Teatrin, në mbështetje të kauzës së tyre të drejtë dhe vlerave të demokracisë dhunuar barbarisht më 17 maj nga qeveria e Edi Ramës.

Opozita ka një qëllim, t’u japë fund sa më parë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: ky është Edi Rama.
Vlerat e qytetarisë shqiptare të manifestuara sot në këtë shesh janë triumfi i parë i një rruge që do e shpëtojë vendin nga hajdutëria dhe krimet e Edi Ramës.”– shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *