Vendosni fjalën kyçe....

U përplas nga makina, humb jetën drejtuesi i biçikletës në Fushë-Krujë


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në afërsi të Urës së Gjolës.

Uniformat blu kanë bërë me dije se një automjet ka përplasur një biçikletë rreth orës 17:00 të mbrëmjes.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës, shtetasi me inicialet P. S., 55 vjeç.

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- bën me dije Policia.