Vendosni fjalën kyçe....

LIVE/ Finalja do vendoset nga penalltitë


Francës dhe Argjentinës nuk i kanë mjaftuar 120 minuta lojë për të vendosur fituesin në finalen e Kupës së Botës.

Pas 120’ minutave spektakël sfida përfundoi në barazim 3-3.

109: Argjentina ka kaluar sërish në avantazh me një gol në kohën shtesë.

Ylli argjentinas Lionel Messi shënoi pasi një goditje e Lautaro Martinez u bllokua nga Lloris.

Pak minuta nga fundi i kohës shtesë një prekje e e topit me dorë i dha penallti Francës që në minutën e 118 e shndërroi në gol Mbappe.  

82’:Franca barazon rezultatin në dy minuta

Kylian Mbappe në harkun kohor të dy minutave ka arritur të barazojë shifrat për Francën në përballjen ndaj Argjentinës.

Me një penallti në minutën e 80’ dhe një gol në minutën e 82’ pas një kombinimi me Thuram, sulmuesi Mbappe barazoi sfidën që deri në minutën e 80 dominohej nga Argjentina.

36’:Argjentina ka shwnuar për të dytën herë në këtë sfidë. Pas disa tentativash në minutat e para, Di Maria rregullon shënjestrën dhe tregohet i saktë.

23’: Zhbllokohet finalja e Botërorit, Argjentina shënon me penallti

 

Është zhbllokuar finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.

Di Maria me një veprim në zonën kundërshtare është penguar nga Dembele duke fituar një penallti për skuadrën e tij.

Nga pika e 11 metërshit, Lionel Messi nuk ka gabuar përballë portës së mbrojtur nga Hugo Lloris.