Vendosni fjalën kyçe....

Rama nis bashkëbisedimin e parë për 2022-shin me qytetarët: Sot dy herë më shumë raste me Covid se sa javën që shkoi, efekti i festave


Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një komunikim “Live” në rrjetet sociale me qytetarët.

Që në fillim të bisedës është ndalur tek rritja e infektimeve me koronavirus, ndërsa ka theksuar se ky është efekti i heqjes së masave shtrënguese për rastin e festave.

“Jemi live mesa kuptoj para kohe. Kishim për të dalë në 05:30 por mesa duket ishte piku i padurimit, kështu që pa problem për ata që janë lajmëruar për më vonë se këtu do jemi e do kemi kohë për të komunikuar me të tërë për sa na mundëson ky ekran.

Ndërkohë po shikoja të dhënat e sotme për atë që askush tanimë nuk ka dëshirë të dëgjojë por ja që duhen dëgjuar, 1 mijë e 236 raste pozitive, dy herë më shumë se sa javën që shkoi.

Efekti i festave dhe efekti i mungesës së plotë të shtrëngimeve, shtrëngesave dhe patjetër efekti i variantit të ri Omicron që ka një shpejtësi shumë më të madhe se variantet e mëparshme në shtrirjen e kthetrave të infeksionit. 107 persona gjenden tani që flasim të shtruar në Infektiv. Fatkeqësisht plagë që mbi 95% lidhen me mosvaksinimin dhe duhet përsëritur për të gjithë ata që duan të dëgjojnë se ka shumë edhe nga ata që nuk duan dhe nuk duan të dëgjojnë dhe pastaj larg qoftë, fatkeqësisht gjenden nën kthetrat e virusit dhe gjenden keq e fatkeqësisht edhe ndërrojnë jetë. Vetëm një pëqindje e vogël janë ata të vaksinuarit por të cilët kanë mundësi që ta kalojnë pa probleme, përgjithësisht me ndonjë përjashtim shumë të lartë kur kanë sëmundje shumë të rënda. Uroj që viti i ri të jetë i mirë për të gjithë ju, për të gjithë ne, për të gjithë shqiptarët kudo që janë, për vendin tonë e për kombin tonë.”– tha Rama.