Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën në Tiranë, humb jetën shoferi 35-vjeçar


Një aksident ka ndodhur mesnatën e kaluar në Tiranë, ku një mjet në aksin “TEG-Shkozë”, në afërsi të xhamisë së Farkës ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë.

Për pasojë ka humbur jetën shoferi 35-vjeçar me inicialet F.H.

“Në aksin rrugor ‘TEG-Shkozë’, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.”– bëri me dije sot Policia.